• |
ide | kryesore

Policia përgënjeshtron lajmin se kreu i PD-së Basha po survejohet: Spekulim mediatik

Lajme, Të fundit


Përgënjeshtrim rreth lajmit se familja Basha mbahet nën survejim – përmbajtja e shkrimit, një spekulim mediatik për qëllime të mbrapshta. Lidhur me shkrimin e botuar në gazetën “Panorama”, të datës 1 qershor 2018, me titull “Hije skandali, Policia mban në survejim familjen Basha”, sqarojmë se:

Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore.

Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojmë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze.

Informimi i publikut rreth veprimtarisë së institucioneve të shtetit është një e drejtë e garantuar me ligj, prandaj nëse dikush do të kishte interes rreth së vërtetës, do ta merrte informacionin lehtësisht në rrugë zyrtare.

Fakti që asnjë nga institucionet e përmendura nuk është kontaktuar nga media në fjalë, na krijon dyshimin se në këtë rast kemi të bëjmë me keqpërdorim flagrant të një gazete nga ana e politikës.

Me këtë rast theksojmë se z.Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës.

Por nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Duke vlerësuar rolin e medias, Policia e Shtetit është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo çështjeje me interes publik, në funksion të mirinformimit të qytetarëve.


4 Comments

  1. Cdo gazetar profesjonal para se te shkruaje nje artikull duhet ta verifikoje ate . Nuk i kushtonte asgje Panormen qe ta konfirmonte lajmin nga burimi i sigurte duke telefonuar Policine e shtetit. Dhe pastaj ta shkruante ne artikull qe : burimi i sigurte na tha kete gje dhe policia e shtetit na tha kete gje. Pra jepen te dyja versjonet.

    Keshtu i bie qe te besh autoparlantin vetem te ketij burimi te sigurte.

  2. xx-man dhe F:LL thell ju kahyr ngjala e metes rames e juve,po u tha rama muti esht mjalt ju e hani,policia e rames,xhafes e tahirit kan njejt si deputetet e dhjerjes se stalitit rama e jashteqitjeve te enverit ruqi gjafa kriminel .frrok,ndok,prenga,tahiri,rosh,dosh,artur bush,paulin sterk muti,pjerdh e dhin ndreu,agron e fatmut xhafa.policet jan rrugaq si rama,tahiri doshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *