• |
ide | kryesore

Incident në Elbasan para takimit të Ramës, shihni reagimin e oficerit të Gardës (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Të rinjtë e Partisë Demokratike janë konfrontuar me një nga oficerët e gardës në Elbasan, pak para nisjes së takimit të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët rajonalë.

Në videon e mëposhtme, dallohet makina e Kryeministrit Rama dhe një nga truprojat e tij që mbyll derën e makinës.

Vetëm pak metra më tej, në një cep një nga oficerët e Gardës (Shiko videon, personi i veshur me këmishë bezhë), shtyn të rinjtë duke dashur t’ju rrëmbejë nga duart pankartat.

Në këtë moment ka ndërhyrë një qytetar që ka kaluar aty afër, duke i thënë gardistit të mos iu afrohet më të rinjve.

Në këtë kohë, gardisti shtyhet mbrapa dhe vendos dorën tek arma. Nuk dihet arsyeja pse gardisti ka dashur të tregojë armën para të rinjve, për t’i neutralizuar apo kjo ka qenë një lëvizje instinktive./faxweb


4 Comments

  1. dhjerja e stalinit dhe jashteqitja e mao luu ce dunit edvin qelbesir rama esht mesuar qe ne ngjizje ne qenefin negjmije te maltretoi njerz.babai i tij monster dhe daja i tij gjakpires kristaqi e spiro koleka i kan dhen rames bar e m-t qe te rritet pa tru.

  2. Personalisht më duket pak si e tepruar ky koment për këtë video.
    Po të shihet me vëmëndje fillimi i videos do të shohim se të dy anët, e majtë dhe e djathtë të rripit të mesit, janë të fryra që dallohen më ngjyrë të zezë. Kështu që mendohet se gardisti ka në të djathtë armën në të majtë radion. Kjo vërtetohet dhe nga veprimi i tij. Ai pasi “prek armën” që thoni ju, nuk bën gjë tjetër veçse flet pa iu drejtuar qytetarëve, dhe ata nuk reagojnë ndaj fjalëve të tij.
    Për tu kritikuar është veprimi që ai bën për të ndaluar protestën e qytetarëve, dhe jo përpjekja për të manipuluar me komentin e gabuar të videos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *