• |
ide | kryesore

PD denoncon qëndrimin e Ramës për sjelljet e policisë, por nuk përmend survejimin e Bashës

Lajme, Të fundit


PD ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për sjelljen e policisë, qëndrime që sipas saj janë skandaloze. Nënkryetari Edmond Spaho përmendi disa raste, por jo rastin e një dite më parë kur u fol për survejim të kryetarit demokrat Lulzim Basha. Më poshtë deklarata e plotë e Spahos.

Qëndrimet e njëpasnjëshme të Edi Ramës për sjelljen e policisë janë skandaloze dhe të papërgjegjshme, janë qëndrime që nxisin dhe mbrojnë dhunën ndaj kujtdo që është kritik ndaj tij, qytetarë, gazetarë, opozitarë, intelektualë, artistë.

Një kryeministër duhet të marrë seriozisht çdo shqetësim publik të çdo qytetari. Por Edi Rama është aty jo si kryeministri i njerëzve as madje i socialistëve të thjeshtë, por si garantori i krimit dhe oligarkëve me të cilët plaçkit shqiptarët dhe pasurohet vetë. Prandaj nuk i bëhet vonë as për kuksianët e varfër në burg, as për pacientët pa ilaçe, as për fëmijët pa përkrahje.

I vetmi rast kur ai shqetësohet është kur i preken kriminelët e tij të dashur, nga Rroshi te Tahiri te Xhafa, të cilët i përkëdhel si njerëz të mirë që kanë bëra gabime “të vogla” nga papjekuria e rinisë si përdhunime në grup minorenësh dhe trafik ndërkombëtar kokaine.

Me kriminelët e ka lidhur fatin, ndaj edhe mentaliteti dhe gjuha e tij publike nuk ka më asnjë ndryshim nga ajo e të banditëve, e mbushur me batuta banale të denja për kriminelët më katër klasë shkollë.

Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Shqiptarët dhe Europa po ja numërojnë orët mbrapsht. Kapitulli i krimit e korrupsionit të Ramës po shkon drejt fundit. Shqiptarët bashkë me opozitën në krah do ta mbyllin këtë kapitull dhe bashkë do hapim kapitujt e ekonomisë, punës, arsimit, shëndetësisë dhe jetës më të mirë e shpresës për çdo shqiptar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.


2 Comments

  1. Ka bërë shumë mirë z. Spaho që nuk e ka veçuar rastin e përgjimit nga policia të liderit të opozitës, por e ka demaskuar Ramën për të gjitha rastet e këtij lloji.
    Ka përmendur z Spaho në këtë shkrim një të vërtetë shumë shqetësuese për mediat shqiptare.
    Lajmi që u dha për ndjekjen nga policia të z.Basha, e komentuan më së pari me tallje e ofendime kategoria e politikanëve gojë ndyrë të Ramës, e mandej edhe gazetarët e llojit Mero Baze si nxitje për të shfryrë urrejtjen një kategori injorantësh enveristë të pa shkolluar që komentojnë në gazetën e tij me fjalë rrugaçërore e thirrje terroriste.
    Edhe titulli i këtij shkrimi që vë në dyshim se pse z.Spahiu nuk e paska përmendur rastin e e Bashës, është një provokim dredharak.

  2. o bushat o nenprodukt i dhjerjes se stalinit rama,ai denocoi dje ate sot rastin e ri.por ti kur do ta heqesh gojen nga bytha e rames,kjo esht pyetja,kazan po,dele po,derr po,qelbsir si rama po gazetar kurr,bythlepires i kategoris nji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *