• |
ide | kryesore

Shihni si do të jetë moti në fundjavë

Lajme, Të fundit


Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të influencohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë vendin tonë dhe Kosovën me mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

Dita e Shtunë 02 Qershor: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe prani të mjegullës në ultësirën Perëndimore, ndërsa Verilindja dhe Juglindja do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 14/30C

Zonat e ulëta 19/31°C

Zonat bregdetare 20/32°C

Dita e Diel 03 Qershor: Moti do të jetë kryesisht me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në zonat malore të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 12/31C

Zonat e ulëta 18/31°C

Zonat bregdetare 20/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *