• |
ide | kryesore

VIDEO/ Futbollisti i Turqisë i drejtohet tifozit: Ta pres fytin!

Sport


Sulmuesi i Turqisë Cenk Tosun është ndëshkuar me karton të kuq në miqësoren kundër Tunizisë të premten. Shkak u bë gjesti i prerjes së fytit ndaj tifozëve të tij të cilën e përsëriti 2 herë.

Vetëm 5 minuta pasi shënoi gol nga penalltia, 26-vjeçari u përfshi në një sherr verbal me një tifoz turk. Ndeshja u pezullua pasi Tosun u afrua te tribuna e stadiumit të Gjenevës dhe i bëri me shenjë tifozit se do t’i priste fytin.

Pasi shokët e skuadrës dhe pjesëtarë të stafit e shtynë të rifutej në lojë, ai e bëri veprimin sërish. Gjyqtari zviceran San Fedayi e ndëshkoi direkt me karton të kuq.

I pyetur pas ndeshjes pse e bëri këtë veprim, Tosun, që luan në Premier League me Everton, u përgjigj: “Ktheva kokën nga tribuna dhe pashë babain tim të përfshirë në një sherr. Nuk e di gjithë historinë por pashë që po e kërcënonin dhe karakteri është më i rëndësishëm se sa futbolli për mua”.

https://www.youtube.com/watch?v=jIdAEf35-Bc


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *