• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në Vorë, 4 të plagosur rëndë

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për një mjet tip ‘Ford’ dhe një ‘Golf’.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet.

Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *