• |
ide | kryesore

Jaja Ture akuzon Guardiolën për racizëm: Nuk i pëlqen lojtarët afrikanë

Sport


Tashmë nuk është më pjesë e ekipit të Mançester Sitit, por Jaja Ture nuk ka zgjedhur të largohet kaq qetësisht nga skuadra.

Intervista që do të publikohet në ditën e nesërme nga ana e “France Football”, do të jetë një goditje e madhe për futbollin botëror. Kështu, gazetari sportiv, Matt Spiro nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka bërë publike përmbajtjen e rrëfimit të lojtarit që do të publikohet pas 24 orësh.

Ture ka rrëfyer se Guardiola është sjellë në mënyrë mizore me të, ndërsa nuk ngurron të shprehet se tekniku i Mançester Sitit nuk i pëlqen lojtarët afrikanë. Në fund lojtari 35-vjeçar e thotë qartësisht dëshirën e tij: “Dëshira ime është të shkatërroj mitin Pep”./vipsport


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *