• |
ide | kryesore

Fevziu flet për largimin nga Klani: Mund të jetë vendim emocional, jo çështje lekësh

Lajme, Të fundit


Gazetari i njohur Blendi Fevziu duket më pranë se kurrë vendimit për të braktisur televizionin Klan për Top Channel. E duket se pakënaqësitë me televizionin ku ka vite të tëra që moderon emisionin e tij Opinion, janë shkak i vendimit për t’u larguar.

Fevziu ka lënë të kuptohet se nëse merr vendimin për t’u larguar, mund të shtyhet më tepër nga emocionet se sa nga racionaliteti.

Sipas tij, televizionet në shqipëri tashmë dominohen kryesisht nga anti-vlerat, dhe kjo shkakton që të mos kenë peshë e sukses.

Pjesë nga intervista në emisionin “Provokacija”:

Sigurisht vendimi që marr, nëse do e marr do dhembi shumë. Nuk është se do të thosha që më keni parë 21 vjet në emision dhe nuk do më shikoni më. Kjo ka të bëjë me lëvizjen. Është një gjë që ka ndodhur rëndomë në botën e futbollit. Është një moment kur ti merr një vendim, e keqja është se vendimi këtu shikohet si financiar, por mund të jetë edhe një vendim emocional.

Nuk kam vendosur akoma. Ta thashë që nuk kam vendosur se po të kisha vendosur nuk do e zgjasja. Jam duke parë edhe atë tundimin e forcës për të më mbajtur. Nëse vendimi ka një dorë emocionaliteti brenda, vendimi është edhe më i paqartë. Nëse do ishte një vendim racional do ishte shumë më e thjeshtë. Racionaliteti krijon qartësi.

Ke lënë të kuptohet se Tv Klan nuk është më ai që ka qenë….

Kjo është një fakt, jo unë mendoj që Tv Klan është në ditët më të mira, por media funksionon nëse e jep goditjen apo suksesin afatgjatë. Kam 21 vjet në ekran. Kam një karrierë gati 30 vjeçare gazetareske. Ulesh një ditë dhe shef një gjë që nuk shkon, e më pas shikon një gjë tjetër që nuk shkon, dhe nuk ndihesh rehat.

Televizioni është mendim dhe pastaj formë. Pjesa bazike është media. Ka disa kode që janë universale, 70 për qind ështe e hapur. Nëse flasim për një televizion si ai më standarti në botë.

Ke patur vendimmarje në Tv Klan?

Kam pasur por nuk jam marrë direkt se nuk kam patur edhe kohë fizike për këtë. Klani ka mbajtur peshën dominuese të zhvillimeve politike në 2007-08-09, por jo gjithmonë pesha e televizionit shkon paralel me këtë. Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe anti-vlerave, zakonisht po dominohemi nga anti-vlerat. Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion. Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit.


6 Comments

  1. O -Fevzi–po ata njerzit pa kulture ti dhe ata si puna jote i ftojne neper studio apo ti sjellin me zor .ti c’do radhe -Langaraq Vanngjelet -Mut[c]Nanot dhe shume pseudo analista qe hiqen si kur i dine te gjitha.Apo -shkau–Klani qe kur -edvin-psiko skizofreniju thoshte gazetreve te ketij televizioni—Te fala Sandrit–

  2. O -Fevzi–po ata njerzit pa kulture ti dhe ata si puna jote i ftojne neper studio apo ti sjellin me zor .ti c’do radhe -Langaraq Vanngjelet -Mut[c]Nanot dhe shume pseudo analista qe hiqen si kur i dine te gjitha.Apo -shkau–Klani qe kur -edvin-psiko skizofreni ju thoshte gazetarevete ketij televizioni—Te fala Sandrit–

  3. E keqja e ka emrin Fevzo! Poshtersia ka te njejten emer! Vaniteti sigurisht! Intrigat e kane po te njejten emer! Fevzi! I zi nga brenda dhe jashte ky morr i Saliut! Mercenar qe na u kthye ne trim?! Genjeshtar dhe imitues nga prapaskenat dhe opinionet “fakte” kjo figure e erret quhet Fevzi! Pastrues parash dhe spiun i saliut! Kjo figure groteske na quhej Blendi Fevzi! Por A. Frangaj e kuptoi kotesine e ketij njeriu te pa skrupull! Te dy kane qene kamikaze te Sali kriminelit! Le ta gezoje Blushi moralisti dhe Vjollca e Top-it!

  4. Fevziu po behet qesharak. Eshte i shqetesuar per njerezit pa asnje vlere qe bejne programe ne klan por tamam si motrat vjollca e si si idjoti mamaqi po e shet kete historine e tij. Gjithe drame , suspance telenovelash e portalesh ordinere. Burri qe eshte burre merr nje vendim pastaj del ne publik dhe e deklaron. Ky nxorri gjasme dilemen ne publik e tani duhet te mendohemi te gjithe per fevziun. Nuk iken fevzo nga Sandri . Vetem nese zamir mane po merr tch. Atehere po.

  5. Po t’i shikosh fjalite e Fevziut, jane pa lidhje. Ne fund, te duket sikur ky dhe Preç Zogaj nuk dallojne shume….
    Ne thelb, ashtu si edhe ne boten e futbollit, nje lojtar ben presion te klubi ku ndodhet dhe, nese rinovimi me rritje nuk vjen, ai largohet. Kaq Fevzi, se po e shet shume karrieren tende te pjerdhur

  6. Televizionin nuk po e bejne profesionistet. Televizionit i jane sulur te gjithe te deshtuarit dhe gjithe te papunet. Ekranin e valet publike po i marrin dy ekstreme te papershtatshme , nje grupim eshte injoranca e plote , mediokrit , batakcinj fitimi, fycka me silikon e me sponsor dashnoret e tyre e grupimi tjeter – ca deshtake te batakut mediatik qe pas falimentimit te shtypit te shkruar menduan qe mund te gjejne pune ne ekran duke qene fare te papranueshem per ate pune. Ekrani ka kritere te forta dreqi e mori. Del Mustafa Nano ben talk show dhe Imiton Adi Krasten me monologje por ky monologjet i ka pro Rames, jo kunder. Del tur zheji per turp te zotit . Del Ylli Rakipi. Skandal. Kjo eshte panorama e tv kombetare sot: Ca burra te papune qe u hapen dyert e televizioneve per tre lek. Ca hajvane totalisht injorante si ky i Xing me shoke e ca bundra leku qe e ndoten tv me llumin e ketij vendi si Arian Can e Ardit Gjebre. Kjo eshte situata. Ah po, kemi dhe Alketa Vejsiu Grabocken qe pervec se fycke bosh e budallaqe na ka marre persiper dhe propaganden e shemtuar mu ne prime time e mu ne tv kombetar. Ketej nga Top Channel akoma me keq. Keta pothuaj nuk ekzistojne me por ne plan kane te behen si Klani dhe ata. Domethene ndotje dyfishe kombetare. Kjo eshte politike e ketij qe kemi ne krye . Edi Rama dhe cdo diktator e do te pakulturuar e injorant popullin qe udheheq. Se nese nuk do ishte keshtu ., qeverite e mira imponojne ca rregullatore e politika kulturore qe mos na mbyse llumi e banaliteti kulturor plotesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *