• |
ide | kryesore

Misteri, kujt i përket automariku që u gjet pranë viktimës në Vlorë

Lajme, Të fundit


Një automatik është gjetur rreth 30 metra larg vendit ku ndodhi vrasja e Vasil Dervishajt në Vlorë. Nuk dihet se kujt i përket automatiku pasi 29 vjeçari është vrarë me pistoletë dhe burime nga ekspertiza mjekoligjore tregojnë se plumbi që i ka shkaktuar vdekjen ka qenë ai në kokë.

Mendohet se në ngjarje janë përfshirë tre persona: viktima dhe dy autorët. Burimet thonë se policia është afër zbardhjes së autorëve dhe motivit të krimit, por rezervohen të thonë më shumë.

29 vjeçari ishte kontigjent i njohur nga policia dhe ishte arrestuar disa kohë më parë për trafik droge.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *