• |
ide | kryesore

Rindërtohet skena e vrasjes/Si u përlesh komisar Cuku me ekzekutorin te ashensori

Lajme, Të fundit


Në dosjen e përgatitur nga prokuroria, sqarohet me detaje dhe skena e saktë e vrasjes së komisarit Artan Cuku mbrëmjen e 8 prillit 2017-të. Ka qenë vetë ekzekutori Mikel Shallari i cili ka sqaruar se qëndronte në kafazin e brendshëm të shkallëve ku banonte Cuku dhe se u njoftua me SMS nga Kristaq Leci në momentin që Cuku po ngjiste shkallët.

“Ditën e krimit i pandehuri ishte pozicionuar para pallatit, ndërsa viktima po kthehej për në shtëpi. Në vendngjarje ai shoqërohej nga i pandehuri Kristaq Leci i cili priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte me anë të SMS-ve. Pasi viktima u shfaq dhe u fut në një supermarket pranë hyrjes së pallatit, i pandehuri u pozicionua në hyrje të shkallëve të brendshme të pallatit dhe me tu shfaqur viktima e qëlloi me të dyja armët njëherësh”,-thuhet në dosje, raporton BW.

Në ashensor mësohet se Cuku ka hyrë për ti shpëtuar plumbave, por Shallari e ka ndjekur nga pas dhe në momentin që ky ka tentuar të dalë për tu përleshur me të i ka dhënë goditjen finale në kokë
“Viktima mbijetoi dhe tentoi të hynte në ashensor, por i pandehuri iu vu nga pas dhe e qëlloi edhe aty. Më pas, provohet se viktima doli nga ashensori, duke tentuar të përleshej me autorin, por i pandehuri e qëlloi përsëri duke i dhënë goditjen fatale në kokë”,- thuhet në dosje.

Në dosje përmendet se pas i pandehuri është larguar sipas një itinerari të paramenduar, ndonëse atë ditë iu desh të flinte shtëpinë e një shoku pasi organizatori Jambelli nuk ka shkuar në vendtakim.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *