• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik, si vdiqën dy gratë nga Lazarati teksa po ktheheshin nga puna në fushën me bimë medicinale

Lajme


Dy gra nga Lazarati kanë humbur jetën nga një aksident fatal që ndodhi sot në fshatin Jorgucat. Lapsi.al mëson detaje të tjera nga ngjarja tragjike që u mori jetën shtetases H.Ç, 40 vjeçe, S.K, 38 vjeçe, si dhe plagosi P.Gj 40 vjeçe. Gratë ishin punësuar prej rreth 20 ditësh në fshatin Jorgucat, në një pikë grumbullimi të bimëve medicinale. Konkretisht ato mblidhnin bimët medicinale të kultivuara nga një subjekt privat në fushën pranë rrugës nacionale.

Në momentin e ngjarjes së rëndë, gratë kishin dalë anës rrugës duke pritur autobusin për t’u kthyer në shtëpi. Papritur automjeti tip ‘Nissan’ me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Grapsh, i ka goditur. Rrethanat janë ende të paqarta, por burime nga grupi hetimor përjashtojnë mundësinë që shoferi të ketë qenë nën efektin e alkolit. Sidoqoftë kjo është pjesë e hetimit. Dyshohet se mos ndoshta në atë moment Leonidha Klemo ishte i përgjumur.

Goditja ka qenë fatale për dy nga gratë; H.Ç, 40 vjeçe, S.K, 38 vjeçe, të cilat fatkeqësisht gjetën vdekjen, ndërsa P.Gj, 40 vjeç ndodhet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar shoferin i cili shkaktoi aksidentin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *