• |
ide | kryesore

Kampi i refugjatëve, Shqipëria në garë me Ukrainën

Lajme, Të fundit


Shqipëria me shumë gjasa do të jetë mikëpritësja e qindra mijëra refugjatëve nga Lindja e Mesme, të bllokuar në Rrugën e re ballkanike që nis nga Turqia dhe përfundon në Austri.
Ideja e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të ndërtuar një kamp të madh refugjatesh në një shtet evropian jo anëtar i familjes evropiane ka gjetur pasqyrim në mediat botërore që aludojnë që Shqipëria është në garë të fortë me Ukrainën për të marrë miliona euro mbështetje nga mbi 15 shtete evropiane në mënyre që ky plan të realizohet brenda këtij viti.

Lobuesi kryesor i kësaj ideje është edhe kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, që e sheh si të vetmen zgjidhje tashmë që rishpërndarja e refugjatëve në Evropë dështoi pasi shtete si Hungaria apo Polonia, Çekia, Sllovakia dhe shtetet baltike nuk pranuan kuotat e vena dhe refugjatet nuk mund të kthehen në Siri apo në Afrikën veriore. Në Shipëri apo Ukraine refugjatet duhet të presin për vendimin mbi kërkesën e azilit e paraqitur në BE.

Rasmussen tha se shteti evropian ku do të ngrihet ky kamp nuk do të jetë nga ata që preferohen për azil nga emigrantët dhe që është pjesë e listës së shteteve të sigurta. Pa një vendim pozitiv asnjë emigrant nuk duhet të jetë në gjendje të hyjë në BE në të ardhmen. Ata emigrantë që ende gjenden ne BE do të kthehen në këtë qënder po ashtu. Rreziku është qe refugjatët me një vendim negativ ndoshta do të mbeten në vendin ku do te ngrihej ky kamp, ku do të ofrohej vetëem mbrojtje e përkohshme. Si shtete të treta të sigurta njihen nga BE shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria.

Çështja e ngritjes se kampit te madh te refugjateve do të diskutohet nga kancelari Kurz në Berlin më 12 Qershor me Kancelaren Angela Merkel dhe me Ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer (CSU), i cili, ashtu si Kurz, përfaqëson një qëndrim të ashpër kundër refugjatëve.

Ndërsa evropianët diskutojnë me njëri-tjetrin se ku do të ndërtohet kampi i refugjateve të mbetur në Ballkan dhe në Evropën Perëndimore, Turqia pezulloi marrëveshjen dypalëshe të ripranimit me Greqinë si kundëpergjigje ndaj vendimit të gjykatës Greke për të liruar tetë ish ushtarë turq të akuzuar nga Erdogan se janë përfshirë në grushtin e shtetit të korrikut 2016.

Kjo marrëveshje me Greqinë përbënte boshtin ligjor të marrëveshjes për refugjatet mes Turqisë dhe BE, e cila u ndërmjetësua më 18 Mars 2016, me qëllim të ndalimit të rrjedhjes së emigrantëve të parregullt nga Turqia në ishujt grekë. Marrëveshja planifikonte qe për çdo emigrant sirian që kthehet në Turqi nga ishujt grekë, një sirian në Turqi do të rivendosej në BE. Në këtë situatë të re thuhet se 13.5 milionë qytetarë nga Siria, popullsia e të cilës është 20 milionë, kanë nevojë imediate për ndihma humanitare. Në këtë periudhë rreth 4.9 milionë sirianë kanë gjetur zgjidhje duke shkuar në vendet fqinje.

Rruga ballkanike e mbyllur zyrtarisht në vitin 2016 është zhvendosur në jug. Greqia është vetëm pika e fillimit të rrjedhës së re të refugjatëve në atë që tani quhet “Rruga e Shqipërisë”.


3 Comments

  1. Nqs ky esht haraci qe do i paguajme europes per ‘’intergimin’’ athere te qifsha europen te qifsha intergrimin. Shqiperise mezi po i lind ekonomia dhe turizmi ka filluar te marre njefar forme me kampe refugjatesh do ishte fundi i ketij vendi qe mezi po e merr veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *