• |
ide | kryesore

Qëllohet për vdekje vajza 19 vjeçare në Tiranë, autori i krimit Xhaferr Mata

Lajme, Të fundit


Xhuljeta Çuni quhet vajza 19 vjeçare që humbi jetën nga plumbat e pistoletës mëngjesin e sotëm në rrugën Don Bosko në Tiranë. Autori quhet Xhaferr Mata, është 31 vjeç dhe pasi ka vrarë vajzën ka qëlluar veten e tij. Shkaqet e krimin ende nuk janë të qarta, por historia të kujton vrasjen e Arielës, studentes që u ekzekutua nga Aldison Belulaj rreth 6 muaj më parë.

Tiranë
Informacion paraprak

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *