• |
ide | kryesore

Sulmon Firmino: “Sergio Ramos është idiot”

Sport


Përgjigjia ironike e mbrojtësit, Sergio Ramos, pas pretendimeve se portieri i Liverpulit, Loris Karius, ka pësuar një tronditje mendore si pasojë e goditjes me bërryl nga madrileni, gjatë finales së Ligës së kampioneve, nuk I ka pëlqyer fare Roberto Firminos.

Braziliani e ka etiketuar Sergio Ramos një “idiot” pasi kapiteni i Real Madrid vazhdoi të debatonte për ngjarjet e finales së Champions League të fituar 3-1 ndaj Liverpool.

Në sytë e tifozëve të Liverpool, Ramos ishte njolla e zezë e turpit, pas ndërhyrjes se kryer ndaj Mohamed Salah në pjesën e parë, duke e dëmtuar yllin egjiptian në shpatull dhe duke e detyruar të dalë nga fusha.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *