• |
ide | kryesore

Takim vetëm 2 minuta/ Zaev shkon të informojë Presidentin për marrëveshjen me Greqinë, ai e refuzon

Lajme, Të fundit


Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Jashtem Dimitrov, dorëzuan mëngjesin e sotëm në Presidencë marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit. Takimi zgjati vetëm dy minuta, sepse Presidenti Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të informohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do të dalë në konferencë për shtyp dhe do të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.

Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje “të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE”.

Ivanov është shprehur se insiston për një zgjidhje që nuk do të shkaktonte ndryshime kushtetuese.

Presidenti ka vlerësuar si “joserioze dhe të papërgjegjshme” që një çështje e rëndësishme të zgjidhet me anë të telefonit dhe marrëveshjen personale ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *