• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shihni si vidheshin kasafortat e bizneseve në Tiranë, pjesë e grupit edhe një ish-polic

Lajme, Të fundit


Ora News ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë nga dy prej grabitjeve të një grupi kriminal, ku i përfshirë ishte edhe një ish-polic. Në një prej pamjeve të regjistruara më 24 shkurt 2018 rreth orës 03:26 minuta shihen dy grabitës, të cilët kanë mbuluar pjesën e fytyrës, të ndërgjegjshëm se po vëzhgohen nga kamerat. Ata zhvillojnë kontrolle në një zyrë biznesi. Në një video tjetër të filmuar dy ditë më vonë nga kamerat e sigurisë, pra më 26 shkurt të këtij viti, shihen tre persona duke nxjerrë një kasafortë nga një tjetër biznes, të cilën e ngarkojnë në një automjet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *