• |
ide | kryesore

Basha: Gjermanët do të vendosin kushte dhe proces kontrolli për hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit


Sipas Lulzim Bashës, partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani morën vendim ditën e mërkurë në mbrëmje për qëndrimin që do të mbajë në samitin e 28-29 qershorit. Basha tha se Shqipërisë jo vetëm do t’i vendosen kushte nga Këshilli Europian, por do të ketë edhe një proces kontrolli që tregon mungesën e besueshmërisë ndaj raportimit të Edi Ramës në kancelaritë e huaja për reformat në Shqipëri.

“Kristiandemokratët dhe kristiansocialët gjermanë dhe social-demokratët gjermanë kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Ashtu si Edi Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman, tashmë jo vetëm i Krishbaum, jo vetëm i Vadefulit, por i mazhorancës gjermane, se Edi Rama ka gënjyer dhe Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. Në këtë rezolutë që do bëhet zyrtare të martë, Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale nga cxdo raportim që bën Rama apo hallka institucionale të blera nga ai.” tha Basha

Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama është informuar për këtë vendim, por ai vjen në parlament dhe bën të paditurin, duke censuruar mediat që të mos e transmetojnë.


10 Comments

  1. Nuk marrim refugjate, Shqiperine do ta bejme ne tha Ulsi Manja!! Pse me Kokepacet behet Shqiperia?! Kokepacet jane vetem per te vjedhur..

  2. Na lane pa gje, mire rama and co qe na lane pa gje per vite po dhe keta internacionalet qe duan te shpetojne bythen e vet na duheshin.

  3. Deklarate kishte terma shume te rende .. por ky lulushi nuk na e thote se

    1) ‘ do te hapen me kusht ‘ ,
    2) ‘ nuk hapen dhe do jemi ne vezhgim ‘ .
    3) ‘ do te hapen por pa nje date fikse’ .

    ne kete fjalim shprehjet :

    @@@ më i keqi që shqiptarët mund të prisnin @@@
    @@@ lajm që Shqipëria nuk e meriton @@@
    @@@ Edi Rama ka gënjyer dhe Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet @@@
    @@@ demonstron pabesueshmërinë totale nga cxdo raportim @@@

    Deri tani kete e konsideroj PROPAGANDE . Kur ta lexoj vete kete ‘ rezoluten qe do aprovohet te marten ne parlamentin Gjerman ‘ ( sipas Bashes) . Atehere mund te nxjerr nje konkluzjon timin.

    Por sot pashe me shume propagande se nje fakt real.

  4. Po mir me klluf kari . Pse kerce me presh ne byth para kohe. Nuk pret dot deri te marten sa te miratohej kjo rezoluta nga parlamenti gjerman ?
    Po nqoft se nuk votohet ne parlamentin gjerman kjo rezoluta ti do dalesh bllof me kto bombat qe leshove sot.

  5. Nje politikan i mire dhe serioz , edhe sikur 100% te sigurte ta kete qe kjo rezolute do te aprovohej ne parlamentin gjerman, nuk do te fliste para kohe. Ne rradhe te pare per respekt te atyre qe e lajmeruan dje ne darke, dhe ne rradhe te dyte sepse mund te kete shance qe kjo rezolute te mos votohet.

    Kjo qe beri ky sot ishte papjekuri politike. Propaganden mund ta benin pjestare te tjere te partise ( ata qe e bejne gjithomne ), por jo kryetari i partise.

    1. Pse ju te treve ju ka genjyer kryetari se do hapen?! Kur bejne komentuesit e citjanes dhe Taulant Balles komente per papjekuri politike…

      1. ‘ komentuesit e citjanes dhe Taulant Balles ‘ ??? ?

        Ose ju jeni me ‘ te vonuar menderisht’ ose je nga ato fanatiket qe cdo mendim , koment qe shkon ndesh me idete dhe komentet e tua e etiketon si ‘ i filanit apo i atyre’ ..

        Me vjen keq por niveli yt mendor eshte shuuuuuuuuume i ulet.
        Blerta ose Blertush

        1. Ti do jesh ndonje qe merr rrogen kot ne administrate!! Sa me perket mua politikanet tane vetem per te vjedhur jane per asgje tjeter…

          1. rrogen ma japin shpatullate e mia dhe nuk kam patur kurre rroge shteti ne jeten time. Gjithe jeten i kam dale vet zot vetes . Por nuk i kam etiketuar kurre njerzit qe mendojne jo si une si ‘ te blere’ , ‘ te shitur’ , ‘ te ketij apo te atyre’ .
            Nese mendojne jo si une , ne rradhe te pare mundohem ti kuptoj … perse. Ne rradhe te dyte e vendos veten ne vendin e tyre dhe analizoj dhe nje here faktet .. dhe pastaj nxjerr kokluzion cila ide , koment apo analize eshte me reale.

            Kjo eshte diferenca jone e dashur Blerta qe mendon qe te gjithe politikanet tane jane per te vjedhur dhe asgje tjeter.

  6. @Njera po ti sje e zgjuar kot! Me voten tende ata marrin milionat kurse ti merr vetem rrogen mujore e ndonje bakshish po te doli…Parazitet si puma jote e shkaterruan kete vend!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *