• |
ide | kryesore

Droga s’ka të sosur, zbulohet një parcelë në fshatin e origjinës së Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit


Historia e parcelave me kanabis nuk është mbyllur plotësisht në Shqipëri, ndonëse qeveria trumbeton të kundërtën. Një ditë më parë u zbuluan qindra rrënjë në Delvinë dhe Vlorë. Sot raportohet se një parcelë me rreth 66 rrënjë është zbuluar në fshatin Gusmar të Tepelenës, fshat i cili është edhe origjina e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Droga ishte mbjellë në vendin e quajtur ‘Përroi i Kozicës’. Policia thotë se e asgjësoi lëndën narkotike, si dhe kallëzoi në Prokurorinë e Gjirokastrës 30-vjeçarin E.K, me detyrë kryeplak i fshatit Gusmar.

© LAPSI.al 


9 Comments

  1. aq sa nuk konsumon rama kokain kanabis e ngjal mete aq nuk mbjellin qytetaret drog.po kryeministrin e dy ministra te brendshem i kan trafikant.qfare prisni te mbjelli domate keta.

  2. Krye pleqte ,barinjte e dhive ,te deleve ,te lopeve keta denanconi dhe arrestoni jo ata qe ekane mbjelle a shtet e polici e lidhur koke e kembe me trafikantet.

  3. Nga koka deri tek kembet je njelloj i kompletuar jo bole po loqe dhe ajo qe shkrova me lart —,ar -me syze,Nje fjale thote c’do hedhesh do presesh o idiot -i pa emer –i RIDHJERJES-.

  4. Po andej sikur eshte edhe kunati i Lulushit perse nuk ja vute emrin nga origjina e sajes ne origjina e kunatit apo ju te kalemit sipas berihajt ,nuk ju vjen turp informim me keqdashje turp palo portal

  5. Nga Gusmari prane Memaliajt eshte edhe Arlind Qorri. Nje shejtanbudalla qe hiqet si majtist dhe qe u faktorizua nga policia e bashkefshatarit te tij Saje Qorri, i cili kur Arlind Qorri dilte te protestonte kunder LSI-se bashke me ceten e tij prej 5 anetaresh, i dergonte 50 police qe shtireshin sikur mezi arrinin te permbanin keta opozitare “te rrezikshem” qe luftonin per drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *