• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Bulqizë, furgoni bie në humnerë, 4 të plagosur

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur në Bulqizë. Nga të dhënat e para mësohet se janë 4 të plagosur.  Një prej tyre po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës, ndërsa 1 tjetër me autoambulancë.
2 të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Bulqizës. Makina ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.Më poshtë informacioni paraprak i policisë. 

Informacion paraprak
Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë, një automjet ka dalë nga rruga. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip ‘Mercedez Benz’, me drejtues Y.H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është largur nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *