• |
ide | kryesore

Berisha: Balili u rrëfye, ka regjistrime në Greqi

Lajme, Të fundit


Në aktivitetin për Task Force-n kundër krimit një ditë më parë, ambasadori Donald Lu përmendi rastin e Klemend Balilit, si dështim i policisë dhe prokurorisë shqiptare, duke provokuar edhe reagimin e Edi Ramës. Kryeministri u mbrojt me faktin se, sot Balili është person i shpallur në kërkim, por vite më parë ishte drejtor i transporteve.

Por ish kryeministri Sali Berisha thotë se lidhjet e Balilit në politikë shkojnë përtej LSI-së. Sipas tij, para se të shpallej në kërkim, Balili u koordinua me zyrën e shtypit në kryeministri për të dhënë intervista në televizione dhe pasi u arratis, është rrëfyer në Greqi.

“Të gjithe e dine se pese vite me pare vet Rama i kishte dhene urdher Tahirit, superministrit te tij te mos e preke njeri Eskobarin, madje asokohe me Fugen e tij, edhe pas leshimit nga Greqia te mandat arrestit nderkombetar, i rregullonte intervista ne media ku Balili me tekste te pregatitura mbrohej duke sulmuar Sali Berishen.

Pas largimit te Tahirit, i cili i bashkrendoi trafiqet e Balilit me Habilajt, Xhafa lidhi Geronin me Balilin dhe ky i fundit tashme shetiste lirshem nga Tirana ne Delvine dhe shkonte e rrinte nga nje jave si pentito ne Greqi ku dhe ka depozituar dosjen e Rames me regjistrimet perkatese” shkruan Berisha, sipas të cilit reagimi i Ramës dhe Xhafajt përballë ambasadorëve ka qenë i gënjeshtërt.

“Xhafa, pasi oratoret e huaj njeri pas tjetri aluduan se shkaku i deshtimit spektakolar te Task Forces ishin lidhjet e tij direkte me krimin, zgjodhi te mbrohej duke akuzuar dhe fajesuar opoziten si per nderrimin e emrit te Agronit ne Geron ashtu dhe per “vetevrasjen” e shoferit te tij me 7 plumba dhe me armen e kapterit te vete Xhafes, çka ka bere qe te gajasen me te edhe mushkat e gardes dhe ta tregojne me gisht si porosites te “vetevrasjes” me 7 te shtena, madje jo vetem mbare garda por edhe Tirana, Shqiperia dhe bota” shkruan Berisha.


5 Comments

    1. O zoteri pasje filluar te shkruash liber per bemat e tua me duket se Balili ka qen kandidati jot pastaj kaloj tek LSI. Ti kujton se populli eshte dele por jo o mavri joooooo nuk na genjen dot me

      1. O plaku mere ti mire qe na hape barkun kur ishe ne pushtet por po na hap akoma me shume barkun tani qe je ne opozit. Ik o njeri se nuk te besojn me shqiptaret akoma nuk e ke kuptuar kete gje. I paudhe

    2. Hahaha po ktij ca i dukemi ne? Budallenj te dukemi o Sale? Po xeni qe ka shkuar e ka fhetor ne hotelin e Balilit ne korrik te 2015? Ja se do te te dalin te palarat shume shpejt

  1. qija ropt o Sale. Ik futi nonji loj domino se shqiptaret nuk jan dele. mos ofendo me inteligjencen e shqiptareve (te pakten te nje pjese) se nuk jan dele si kujton ti. Fale faktit qe je ti akoma verdall po e zgjat edhe Rama sulltanatin e vet. Po te ishte ndonje opozitar me kredibilitet e me vizion, qe se ka mendjen vetem te sharjet e te sumet e te filmat me spiun, po qe ka nje vizion per te ardhmen, do e kish flakur me koh Ramen nga karrigia. Ai eshte shum komod me ty dhe Lulin verdall per te mos fol pastaj per familjen Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *