• |
ide | kryesore

Vrasja në Milot, zbulohet telefonata e bashkëshortet pak para krimit: Eja te tregu

Lajme, Të fundit


“Eja te tregu”, ishte ky komunikimi telefonik i fundit mes bashkëshortëve Dona, para se Violeta Donaj të ekzekutonte me pistoletë Kujtim Donajn më 17 qershor 2018.

Prokuroria e krimeve të rënda e ka hetuar këtë krim dhe një ditë më parë ka kërkuar nga gjykata ta lërë Violetën në qeli me akuzën e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare, bën me dije Report TV

Nga hetimet rezulton se fillimisht ka qenë gruaja e cila ka mbërritur në treg me automjetin e saj SMART, ngjyrë e kuqe e errët, me targa AA389LR.

Pas këtij momenti ajo ka telefonuar bashkëshortit të saj që të vinte te kioska ku ata tregonin, për të sistemuar mallin.

Në momentin që Kujtim Donaj, 42-vjeç, ka mbërritur pranë vendit të punës, ai është qëlluar me tre plumba pistolete TT, pas shpine nga bashkëshortja e tij. 42-vjeçari ka humbur jetën në vend.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *