• |
ide | kryesore

EMRI/ Kush është personi që shkrehu armën në mes të “Havanës” në Dhërmi

Lajme, Të fundit


Policia arrestoi personin që qëlloi me armë në Club Havana në Dhērmi natën e kaluar. Ai quhet Emiljano Nina dhe sipas policisë është person me precedentë penalë.

Dhërmi,Himarë

Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal.

Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë.

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.

Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë


2 Comments

  1. Te hyft pistoleta nbyth ishalla e te shtifshin aty!Jeni per plumb kokes jo per te shetitur neper havana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *