• |
ide | kryesore

LSI sulmon ish deputetin e vet “Robert Bitri, rilindas shëtitës”

Lajme, Të fundit


Robert Bitri u bë pjesë e alibisë së Partisë Socialiste për të legjitimuar votimin e projektligjit të posacëm që i hap rrugë Teatrit Kombëtar. Vota e deputetetit Vangjel Tavo (që nuk ishte fare në Shqipëri), sipas Taulant Ballës rezultoi e vlefshme, për shkak se Robert Bitri i LSI-së kishte ngatarruar kartën.

Në fakt, Robert Bitri prej kohësh është shkëputur nga LSI dhe voton në parlament pro mazhorancës sa herë që ka mundësi. Por përdorimi që iu bë sot nga Taulant Balla nuk ka kaluar pa komente në LSI. Deputetja Kejdi Mehmetaj e quan Bitrin “një rilindas shëtitës” dhe ka vënë në dyshim karakterin dhe moralin e tij.

“Nuk kishte se si të mos bëhej sërish protagonist i shëmtisë së maxhorancës në përpjekjen për të prishur Teatrin, edhe rilindasi më i ri i rilindjes së vjetër të Edi Ramës, përkatësisht Robert Bitri!

Sepse, megjithëse i ka sytë në ballë, e megjithëse nuk ka shfaqur simptoma çorientimi, nuk na ka dhënë ndonjë shenjë se nuk di as shkrim e as këndim, aq sa për të mos lexuar emrin e tij në kartën e vet apo edhe në monitorin e sallës së Kuvendit!

Mungesë integriteti, karakter të dyfishtë, moral të denjë për një rilindas shëtitës!

Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindasit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në rradhë me deputetët e LSI-së!” shkruan Mehmetaj.

Ende sot ka mbetur e paqartë përsë Robert Bitri u shkëput nga LSI për të qëndruar i vetëm në sallën e parlamentit. Pas kalimit në opozitë, në LSI u thelluan ndarjet mes një grupi deputetësh të vjetër dhe një grupimi të rinjsh, që energjia e moshës ia bën besnikërinë të verbër dhe bindjen pasionante.


1 Comment

  1. Keta jane -monstra ,te pa fytyre qe shkojne parti me parti sipas interisit tij vetjak apo familjar -Omonster me cilat vota u bere deputet o qen i biri qenit ?Apo sa merrni mandatin nga nje force politike shkoni hu me hu ,deri sa t’ju ngulet ndonje ne menderet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *