• |
ide | kryesore

Opozita bojkoton seancën plenare: Të anulohet votimi për Teatrin

Lajme, Të fundit


Opozita bojkotoi seancën e sotme plenare në shenjë proteste kundër votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar të enjten që shkoi, me pretendimin se është manipuluar.

Në nisje të seancës ishin të pranishëm vetëm dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Gjatë qëndrimit të tyre pak minutësh në sallë, ata kërkuan përgjigje nga kreu i Kuvendit lidhur me kërkesën e tyre drejtuar më herët, ku i kanë kërkuar anulimin e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar.

“Është fare e qartë që nuk mundet që parlamenti të funksionojë si ditët e tjera, përderisa ka zgjedhur të funksionojë për ditën e hënë duhet ta bënte. Është standart shumë i ulët ku vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme dhe për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme që në këtë situatë të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të jemi këtu dhe të ligjërojmë këtë gjë që ishte emergjencë dhe duhet të verifikohej dhe nuk mund të hapej seanca” u shpreh Spaho gjatë seancës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *