• |
ide | kryesore

PD pyet Arta Markun: Pse hesht për vdekjen e shoferit të Xhafës?

Lajme, Të fundit


PD ka denoncuar sot heshtjen e Prokurorisë së Tiranës për vdekjen e shoferit të Fatmir Xhafës. Përmes një deklarate, PD e cilëson vrasje atë që ndodhi me Shkëlzen Qorden dhe se sipas selisë blu, organi i akuzës ndodhet nën tutelën e Edi Ramës e Fatmir Xhafës. Më poshtë deklarata e plotë e PD.

Prokuroria e Tiranës pasi shpalli që ditën e parë vetëvrasjen e shoferit të Xhafajt, pa bërë asnjë hetim, tani ka 10 ditë që hesht.

Që kur ndodhi vrasja e shoferit të Xhafajt, qëllimi i vetëm i Prokurorisë së Tiranës është manipulimi i hetimit dhe mashtrimi i publikut, ndaj brenda katër orësh ajo lëshoi një deklaratë të hartuar në zyrën e Fatmir Xhafajt se shoferi është vetëvrarë.

Prej atij momenti, Prokuroria e Tiranës është zhdukur dhe nuk po bën më asnjë lloj transparence me shpresën së çështja do të harrohet.

Është e njëjta taktikë që Rama dhe Xhafaj përdorën me audioregjistrimin e pazareve të drogës të Agron Xhafajt. Ata e shpallen videon fallco brenda pak orësh dhe që atëhere janë zhdukur.

Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Durrësit janë të gjitha marioneta në duart e Edi Ramës dhe instrumenta për të mbrojtur krimin në qeveri.

Që pas emërimit të Arta Markut, e cila ndryshoi të gjithë drejtuesit e sistemit të Prokurorisë, janë bllokuar dhe zvarritur të gjitha hetimet e rëndësishme kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Pa çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e Edi Ramës nuk do ketë drejtësi të vërtetë në vend!


9 Comments

  1. Kta shikojn si vrasje cdo gje se i ka bere Berisha dhe Izet haxhia me paranoj ahahhaah ca budallenjsh qe jane.

  2. Po si mund te flasi.kryepeokurorja kur ka prokuror qe po ndjekin hetimet dhe per me teper hetimet nuk jane mbyllur ende. Ca jane kta idiot mor aman.

  3. Sa shume ju paska djeg o rilindas as 10 min nuk kaluan. Hajde mos na beni si njerezit e drejtesise se ja u njohim rracen. Nuk po e gjykoj kete rast po qe kjo arta marku paska qene nje lavire qe nuk nxjerr gjys llafi per asnje ceshtje qe eshte kundra qeverise, valli nuk di ca them per ju qe keno kaq zell e mbro i ramen. Sa shpejt shiteni edhe kur beni ai tw zgjuar duke permendur sistemin e drejtesise dhe akoteret e saj. Haha

    1. ” nje lavire qe nuk nxjerr gjys llafi per asnje ceshtje qe eshte kundra qeverise” ????

      Pse kur ka ‘nxjerre gjys llafi per ceshtje pro qeverise ‘ ???

      Pse ben propagande bazuar ne nje genjehter. Ajo asnjehere nuk eshte shprehur per asnje ceshtje , aq me pak qe eshte ne hetim e siper.
      Nese ata komentuesit me siper po bejne ‘ekspertin e drejtesise’ , ti po ben propaganduesin e partise duke nxjerre zorret e barkut kudra znj. Marku , me terma te rangut tend.

  4. Ore jeni naive qe i kerkoni nje gazete te ketij niveli qe te jete serioze!?
    Ku t’i gjeje lajmet per te plotesuar kerkesen ditore me nje staf te paaftesh dhe ne fund te fundit duhet t’i beje qejfin atij qe e paguan.
    Ndiqni vetem nje dite komentuesit partizane te saj dhe keni per t’u bindur perse servir te tilla lajme,

  5. Kjo deklarate e PDs eshte tamam per tipa si puna e _arit,
    Tamam deklarate per te karikuar elektoratin e saj ( se vetem ata i besojne) , dhe per te erresuar sadopak mendjen e naiveve te ketij portali.

    Deklarate komplet kot , sa per te thene qe ja po bejme opozite.
    Asnjeri nuk pret qe Marku te shprehet per ceshtje te caktuara qe i kane ne dore prokurore te ndryshem ( qe nuk varen absolutisht fare nga Marku ne hetimin e tyre) . Asnje prokuror nuk i jep llogari apo raporton kryeprokurores per ecurine e hetimeve te rastit qe i eshte dhene atij.

  6. Për çdo shkrim që kritikon bëmat e qeverisë së drogës e krimit, vërej se tek lapsi vërsulen të parët punonjësit e angazhuar në bashkinë e Tiranës, që si tek Tema e Meros, për të treguar se krieministrin Rama e do “shumica” e shqiptarëve, postojnë me zell disa “komente” me emra të ndryshëm.
    Jam i bindur me 100%, se 3 “komentet” e para me emrat Albano, Andia e Maria i ka postuar e njejta dorë.
    Shkrimi bën fjalë për ngjarje konkrete që lidhen me Xhafën, si mbrojtja që i ka bërë ai vëllait trafikant apo vrasja apo vetëvrasja misterioze e shoferit të tij, ky debili me shumë emra poston tre marrëzira me akuzën se fajet i ka Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *