Një 45 vjeçar nga gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetit të Belshit. Policia sqaron se shtetasi Besnik Shehu, banues në fshatin Seferan, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin mbrojtës të saj. Si pasojë, 45 vjeçari për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.