• |
ide | kryesore

Avokati tregon pse Elvis Roshi ka përdorur 5 emra

Lajme, Të fundit


Gjykata e Tiranës dënoi dje ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi me 7 muaj e 15 ditë burg, aq sa kërkoi prokuroria. Për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 5 muaj, po duke pasur parasysh që kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim dhe në fund dënimi u pezullua duke u konvertuar në 60 orë punë publike të detyruar.

Elvis Roshi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Në sallën e gjyqit në seancën e kaluar, Roshi pasi kërkoi gjykim të shkurtuar, që u pranua nga gjykata, pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Ai ishte i pranishëm në seancën e djeshme në gjykatë, por nuk pranoi që të fund të bënte komente duke u larguar nga dera e pasme.

”Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Gjatë seancës gjyqësore prokurori i çështjes Enklid Gjini i kërkoi gjykatës dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg të Rroshit, pasi sipas tij Roshi ka falsifikuar formularin e dekriminalizimin, duke shkruar të dhëna të rreme. Prokurori po ashtu argumentoi që dënimi me burg të pezullohet nga gjykata dhe Rroshi të vihen në shërbim prove.

Dënimet në Itali dhe në Zvicër
Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit”-thuhet në pretencën e prokurorisë. Prokuroria zbuloi gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Por avokati mbrojtjës i Roshit, Maks Haxhia, i tha gjykatës se Rroshi gjatë këtyre viteve ka qënë një emigrant dhe përdorimin e shumë emrave është bërë vetëm me qëllim për të siguruar kushtet e jetesës dhe për të gjetur vend pune. Haxhia argumentoi para gjykatës se dënimi në Itali për akuzën e përdhunimin është dhënë në mungesë dhe se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për këtë proces. Sipas Haxhisë, ky proces në Itali tashmë është rihapur dhe Roshi po rigjykohet.

Informacion nga EUROPOL
Në 8 qershor 2016 Zyra Kombëtare Europol Tirana informon se Roshi është dënuar në Sesto San Giovvani, në Milano.Nuk rezulton se ai ka vuajtur dënimin për përdhunim. Sipas përgjigjes së dërguar nga autoritetet zvicerane, shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 3 dhjetor 1975 në Kavajë, i biri i Azem dhe i Nasije, gjithashtu njihet me emrat të mëposhtëm:

RROSHI Ervin, 03.12.1975

RROSHI Elvis

HALLULLI Bashkim

RROSHI Enver, 03.12.1975

PROSHI Enver, 03.12.1975

Konkretisht shtetasi Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitin 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit. Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër, me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish,duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit./shqiptarja.com


6 Comments

  1. S’ka nevoje ta lexoj fare arsyen. Jam i sigurte qe ka qene viktime. Edhe kur ka perdhunuar ne grup, edhe kur ka trafikuar droge(ndoshta dhe femra), tani jam i bindur qe ky i shkreti eshte krejt i pafajshem, madje viktime. Falemnderit mediave te qeverise (a.k.a. kazani) qe na ndriçoni me te verteten!!!
    Rrofte Rroshi, Doshi, Frroku, Fufi, Braho dhe sigurisht komandanti i tyre trim e sypatrembur!

  2. cfare keni me Roshin, ai buke me kos po ha. I ka nderru emrat per hobi si shoku Enver gjate luftes. Problemi eshte se per sa kohe do tolerojme shefin e Roshit, Kodoshit dhe kaposhit mos prisni drejtesi. Shqiperia eshte mbushur me Rosha qe e quajne veten “bisnesmene” ku i vetmi burim fitimi eshte ose porstitucioni ose droga.

  3. me vjen keq per kete avokat , prokuror dhe mediat prane qeverise qe mbrojne keto funderrina dhe per sa i perket ndrrimit te emrave nga ky kriminel pyet me mire dhe banoret e qytetitte Kavajes se dine te japin shume mire dhe pergjigjen ketij avokati sharlatan sepse ne itali e ne vende te ndryshme te botes kane emigruar shume djem dhe vajza shqipetare por kane punuar dhe jetuar me ndershmeri dhe zoti avokat nuk kane pas nevoje te nderrojeje emer jo pese here por as edhe nje here te vetme Dihet se vetem kriminelet vrases dhe ato qe u moren me droge e prostitucion benin ndyshim emrash per te mbrojtur pasurite merremendese te ven nga shfrytezimi i te tjereve dhe me pas i kane eliminuar si rroshi e Frroku e kompani qe kio drejtesi me keto avokate . prokurore e gjygjtare na i nxjerr te lire dhe mediat shkruajne per heroizmin dhe sakrificat e ketyre bastarteve: turp

  4. Duket te ndrronte sipa avokatit 6 here emrin po nuk arrit te vriste ndonje te pavajshem , atehere do ishte super i nderuar nga drejtesia shqipetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *