• |
ide | kryesore

Opozita greke i kërkon Tsiprasit informacion për marrëveshjen me Shqipërinë

Lajme, Të fundit


Opozita greke kërkon më shumë transparencë nga qeveria dhe kryeministri Alexis Tsipras sa i përket negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen me Shqipërinë. Demokracia e Re, partia kryesore e opozitës, ka reaguar përmes një deklarate për këtë çështje, duke e akuzuar ministrin Kotzias dhe kryeministrin Tsipras për bisedime sekrete me Shqipërinë.

‘Diplomacia sekrete e Tsipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit. Tani, njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë. Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën’, thuhet në njoftimin e Demokracisë së Re.

Mediat në Athinë u alarmuan pas deklaratës së eurokomisionerit Johanes Hahn, i cili foli për ndryshim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë, deklaratë kjo që u sqarua më pas nga Komisioni Europian se kishte të bënte vetëm me marrëveshjen për çëtjen ndarjes së detit.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *