• |
ide | kryesore

Vdes komandanti i parë i nëndetëses 105

Lajme


U nda dje nga jeta njëri nga komandantët e parë të nënëdetëseve shqiptare, Dr. Aleko Pojani.

Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe më pas Akademinë e Marinës në Baku të ish Bashkimit Sovjetik në vitet 50.

Aleko Pojani ishte njëri nga komandantet e parë të nënëdetëseve shqiptare, i cili me nënëdetësen e tij 105, kreu misione shëmbullore dhe misterioze në detin Mesdhe.

Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë.

Aleko Pojani është autor i librit historik “Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti” botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave.

Me vdekjen e Aleko Pojanit Flota Ushtarako-Detare shqiptare humbi një nga komandantët më të zot, Pashalimani njërin nga nënujësit më brilant dhe marina shqiptare Delfinin syshqiponjë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *