Në Shqipëri, ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, do të duhet të kryejë 60 ditë punë në favor të komunitetit, për të shlyer dënimin që dha sot Gjykata e Tiranës ndaj tij për akuzën e falsifikimit të formularëve
Gjykata fillimisht pranoi kërkesën e Prokurorisë për dënimin me 7 muaj e 15 ditë burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, pasi Rroshi kishte pranuar fajin, dënimi u ul në 5 muaj, për t’u konvertuar përfundimisht në punë në favor të komunitetit, duke qenë se Rroshi kishte qenë më parë dhe katër muaj në arrest shtëpie.
Ish Kryebashkiaku, i zgjedhur në emër të Partisë socialiste, bëhet zyrtari i parë që dënohet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ai u vu nën akuzë pasi nuk kishte deklaruar të dhëna që lidheshin me të kaluarën e tij, një dënim për përdhunim në grup në Itali, në vitin 1992 apo dhe faktin se është dëbuar dhe nga disa shtete europiane dhe se kishte përdorur emra të ndryshëm për të mbuluar identitetin e tij.
Ish kryebashkiakut, ju hoq mandati në vitin 2016 dhe më pas ai u shkarkua, për t’u arrestuar mëe pas nga prokuroria. Fillimisht ai u përpoq që të kundërshtonte masat ndëshkuese ndaj tij, duke ju drejtuar të gjitha gjykatave të vendit, deri dhe asaj kushtetuese, por gjatë procesit u detyrua të pranonte gjetjet e Prokurorisë, duke u justifikuar me neglizhencë gjatë plotësimit të formularit për dekriminalizimin./VOA
E KU ESHTE PROBLEMI KETU do te thoshte Brisikurva e tatimeve
O bushati dhe zero i amerikes eshte 60 ore jo 6o dite pu pu çfare mediash po beni 1 gja korrekt
drejtesia e pa kapur e Edi rames qe naka folur kaqe shume dhe Luja l
Nuk eshte problemi beri apo nuk beri burg Vis Rroshi , problemi eshte se çfare i tregon dhe i meson ti shoqerise me kete veprim o i gjati ine? Te merret me droge , me prostitucion apo çfare?