• |
ide | kryesore

Gjendet makina e degur në Shkodër, dyshohet se ka lidhje me çiftin e vrarë

Lajme, Të fundit


Policia e Shkodrës ka gjetur një makinë të djegur, për të cilën ka hedhur dyshime të forta se ka lidhje me ekzekutimin e çiftit Bërçama mëngjesin e së dielës. Mjeti i djegur është gjetur në dalje të qytetit të Shkodrës dhe aty autori apo autorët, i kanë vënë zjarrin për të zhdukur provat para se të largoheshin.

Boran Bërçama, 30 vjeç, ish-polic vdiq bashkë me gruan e tij Silvi Ndoci në mjetin e parkuar para pallatit ku jetonin me qera. fëmija i tyre rreth 1 vjeç kishte shpëtuar gjallë, në prehron e mamasë së tij.

Policia ka nisur hetimet për të kaluarën e ish-policit, lidhjet e tij dhe hasmëritë, por gjithashtu edhe historinë me gruan me të cilën kishte fëmijën, e cila ka qënë e divorcuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *