• |
ide | kryesore

Vrasja në Shkodër/ 27 vjeçarja ishte e divorcuar, jetonte me policin

Lajme, Të fundit


Janë të paqarta motivet se përsë u ekzekutuan çifti Boran Berçama dhe Silva Ndoci në makinën e tyre në Shkodër. Një nga pistat e hetimit është detyra që ka mbajtur Berçama në policinë e Pukës, nga ku ishte larguar pas fillimit të vetingut në polici.

Po ashtu mësohet se Silvi Ndoci 27 vjeçe, bashkëjetuesja e ish policit ka qenë e martuar më parë dhe ka patur edhe një femijë tjetër. Të afërm tregojnë se gruaja pas divorcit, jetonte me ish policin.

Të dy jetonin në apartamentin në hyrje të të cilit u gjeten të ekzekutuar mengjesin e sotëm. Sipas njoftimeve të fundit në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja plumbash.

Në makinë ishte edhe foshnja, e cila është marrë nga mjekët dhe po mbahet nën kontrollin e tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *