• |
ide | kryesore

Dialogu me Kosovën, Vuçiç: Nuk kam besim tek Prishtina e as tek ata që i ndihmojnë

Lajme, Të fundit


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se do të bëjë çmos për të zgjidhur problemet që ekzistojnë prej 100 vitesh, për të vendosur kështu për të ardhmen e Serbisë.

Vuçiç, duke iu drejtuar qytetarëve të Vrnjacka Banja me rastin e shënimit të 150 viteve të turizmit në qytet, tha se “ne kemi shumë probleme për të zgjidhur”, shkruan Telegrafi.

“Nëse ia dalim mbanë, mbetet të shihet”. Ai vuri në dukje se nuk ka besim tek “ata nga Prishtina dhe ata që i ndihmuan ata në shkatërrimin e Serbisë”, por kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojë dhe të bëjë çmos për të zgjidhur këtë problem.

“Nuk do të jemi frikacakë, por duam të jemi të guximshëm dhe të mos i lëmë fëmijët tanë në telashe.

Nga ju do të kërkojmë një gjykim përfundimtar për të bërë, dhe unë do të jap më të mirën, sepse qëllimi im nuk është që të bëhem i pasur gjatë mandatit. Unë dua të zgjidh problemet e qytetarëve serbë, të cilat janë probleme 100-vjeçare”, citohet të ketë thënë Vuçiç.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *