• |
ide | kryesore

Shkarkimi i gjykatësit të Kushtetueses, avokati mesazh KPK-së: Fol o gur, fol o mur!

Lajme, Të fundit


Gani Dizdari është anëtari i radhës i Gjykatës Kushtetuese, i cili është shkarkuar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi ka ardhur pas konstatimit se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes.

Po ashtu konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë. Avokati i Dizdarit, edhe një herë theksoi se pasuria e deklaruar është e justifikuar dhe se personi për të cilin thuhet se ka precedencë është nipi i Dizdarit.

“E para procesi nuk ka mbaruar sepse vendimi i KPK do të ankimohet në Komisionin e Posaçëm. Së dyti, KPK shpreh, mbron qëndrimin e tij me dy standarte. Vini re vendimet dhe konstatoni që KPK nuk vepron mbi bazën e asaj çka paraqet subjekti por vetëm mbi bazën e asaj çka mund të ketë ndonjë listë në tavolinë. Dhe së treti, KPK në këto kushte kur vepron me dy standarte, i thuhet fjalës: Fol o gur, fol o mur” tha avokati Sokol Hazizaj.

Tashmë në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur dy anëtarë, kryetari i këtij institucioni Bashkim Dedja dhe anëtarja Vitore Tusha. Opozita akuzon mazhoramncën se e ka krijuar qëllimisht këtë situatë për të mos lejuar ankimimin ndaj ligjeve. Anëtarët e rinj të Kushtetueses do të zgjidhen pas konstituimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.


3 Comments

  1. keta ta vejn edhe spartak brahon e gjelil gjoni ne kushtetuese.qenef shtet me dhjerje szalini si rama edvini e fatmut gramoz xhaf ruqi.

  2. Hajde veting hajde.Po kryeministri qe shoqeeohet me Elvis Kurven shkarkohet.Yyyy ju qift Kina ca u permban pragu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *