• |
ide | kryesore

Ironia e Astrit Patozit: Ka ardhur koha, doktor!

Lajme, Të fundit


Eh, si vajti kjo punë, o doktor!

Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fantazitë, mendoj se ti do bëje mirë që t’ia mësoje ca gjëra atij, që ke lënë si menaxher tek Partia Demokratike.

Për shembull, t’i tregosh që një njeriu mund t’i bësh çfarë ke mundësi në të tashmen dhe në të ardhmen.

Por, kurrësesi, në të shkuarën.

Sepse ai ditëziu kujton se mund t’i shkarkojë edhe si ish-deputetë, ata që kanë përfaqësuar PD-në ndër vite.

Mësoja që kjo është e pamundur, sepse ka nevojë ta dijë.

Dhe meqë ra fjala, tek kjo shëmtia e kthimit të ftesave mbrapsht të shumë ish-deputetëve për ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit.

Mirë për “armiqtë e betuar” të popullit e të partisë, të tipit Ridvan Bode, që kanë kryer krime të rënda kundër njerëzimit, plagët e të cilave janë ende të freskëta.

Po me Aleksandër Meksin, Alfred Serreqin, Fatos Bejën, Ilir Banon, Luan Skuqin, Ndriçim Xhepën e dhjetëra të tjerë çfarë kanë pasur këta?

Apo duhej patjetër që të mos e kishe takuar kurrë Pjetër Arbnorin, por ta kishe parë vetëm në televizor, që të shkoje në atë ceremoni?

Dhe meqë ti ke parë shumë, se ke qenë aty që nga fillimi, bën mirë gjithashtu që ndonjë ditë t’i tregosh krimet, që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të Partisë Demokratike.

Të paktën, ashtu do të dimë se kujt i takon dhe kujt jo që të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme.

PS. Kuvendi kishte ftuar të gjithë deputetët e PD në vitet 92-97 dhe ftesat u dërguan tek selia e partisë, por shumica e tyre u kthyen mbrapsht me pretendimin se nuk u diheshin adresat.


5 Comments

  1. Perse na u dashka ftese per ishet, qe natyrisht jane te nderuar ne kete ceremoni jo vetem per ishet, por per tere demokratet e vertete e te ndereshem. Ne te tilla raste shkohet pa ftese, shkohet me deshire per rrespektin e ish heroit te demokracise, z P. ARBENORI. Ky kritikues, qe me se shumti ruan ndonje rast a sebep dhe menjehere na e ze tefterin per te na treguar se e kapi ujkun. Kjo po verteto mese miriesencen tinezare, inatcore, qefe mbetje te ketij tipi, qe e paska dashur aqe shume PDne por per ato interesa te karrikes e karieres se tije. Diversioni me shkrimin e me siperm e trego qellim zezen e gjendjes se ketij(demokrati) te skaduar. Andaj per mallra te tille sot te denojne, e qe nuk e vlen edhe shkrimi qe na ka servirur . Habia eshte se si eshte e mundur qe e propogandojne dhe stimulojne kete fare malli te skaduar?

    1. Teatri më hipokrit në ngritjen e përmendores së Pjetër Arbnorit, Mandelës së Shqipërisë. nuk është PD o Astrit Patozi, po është ish ministri i fundit i sigurimit, Gramoz Ruçi, që vrau në fillimet e demokracisë udhëheqësit demokratë të Shkodrës, apo ndonëse arratisja ishte përjashtuar me ligj si krim, vrau me qindra të rij që tentuan të kalojnë kufijtë.
      Paska bërë PD sipas Patozit “krime të mëdha”.
      Po cilat qenkan këto krime ?
      Mos qenka krim i madh se ju hoq karrigja e shefllëkut këtij zotërie, që si “meritë” i njihet vetëm “fitorja” e vjehrit të tij në Vorrë ?
      Berisha ka pranuar disa gabime të tij, por një nga gabimet e mëdha për të cilin ka heshtur, është se ka mbajtur në kryesinë e PD -se parazitë e të pa aftë të tillë si Astrit Patozi.
      Shko e bëj konkurencë politike o Astrit me Bamir Topin se me te mund të krahasohesh e mos u mer të bësh karshillëk as me Bashën e as me Berishën se je një vit drite larg tyre.. si për kapacitete intelektuale, edhe për energji pozitive.
      Kishte ca kohë që nuk po dilte Patozi më në gazetat e Ramës për të dubluar Taulant Pallën, e duke parë që janë dyfishuar në këto kohë zullumet e Ramës, pata iluzionin se i kanë ardhë mendja e eshtë kthjelluar, se kush janë autorët e krimit në Shqipëri.
      Por duket se paska përdorur edhe ky ca nga ai mielli i bardhë që përdor Rama, e na paska “shpërthyer” edhe ai me akuza për PD.
      Pas kësaj, bëji selam politikës o Astrit se nuk je për këtë punë e shih se mos të punëson Mero Baze në gazetën e tij bulevardeske të thashethemeve.

  2. Mos prit kot astrit plaku sali ka hall tjeter tani izeti,haklajt,nue kalaj,cez etj ti kerkon te meret me bashen,qe ky i ka bere mutin saliut me marveshjet qe ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *