• |
ide | kryesore

Ulsi Manja i përgjigjet opozitës: Nuk ka kolaps në drejtësi, Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun tuaj

Lajme, Të fundit


Ulsi Manja kreu i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja foli jashtë ambienteve të Kuvendit duke kërkuar konsensusin e opozitës për projektligjin e magjistratëve për të cilin nevojiten 84 vota për miratim. Manja tha se nuk ka kolaps në sistemin e drejtësisë, ndërsa tha se opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi.

Projetkligji për magjistratët është votuar njëherë me 84 vota në mandatin e kaluar dhe aktualisht duke qenë se dy organet reja të drejtësisë nuk janë krijuar ende për të bërë emërimin e magjistratëve të ri propozimi ynë synon që këtë ta bëjë direkt ligji në një dispozitë tranzitore. Ne nuk i kemi 84 vota, por kjo nuk na pengon që ne të shohin njëri-tjetrin në sy dhe të themi disa të vërteta për reformën në drejtësi. Opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi. Çfarë e keqe mund ti vijë opozitës nga magjistratura. S’ka kolaps në sistemin e drejtësisë, Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun e opozitës. Nëse organet e reja të drejtësisë do funksionojnë do ju them se vapa e korrikut 2016 do ju duket dimër. Nuk është shantazh. O jemi në krahun e shqiptarëve dhe për reformën në drejtësi ose rrugë të mesme nuk ka. Si ka mundësi sulmohet vettingu me absurditet” – tha Manja.

 


9 Comments

  1. Sikur vetingu te behej per te *gjithe* politikanet dhe sistemin e drejtesise atehere do ishit me te besueshem. Ky “Veting” eshte thjesht nje fshese per te hequr kundershtaret.

  2. Miri,
    Saliu ndertoi gjykatat me te paanshme dhe te ndershme ne bote, pra te kujt jane keta kundershtare!?
    O te te gjithve, o te asnjerit.

    1. Per i paemer te14:29,

      Saliu me te vertete ndertoi institucione me njerzit e tij, por “Rilindja” po fshin gjithcka pa dallim, Kushtetusja iku, e te tjerat vijne mbrapa, pastaj ka edhe njerez te mire tek tuk fut ketu edhe ne PS ( psh Majko). E po cfare te besh …. Dhe ironine provoke

      1. ^^ (Vazhdon nga me siper, (difekt i lapsi.al) ) … Dhe ironine provoje diku tjeter. Dielli me shoshe nuk mbulohet, dhe qendroji besnik vetem te vertetes, sado e hidhur eshte.
        Miri

  3. zhULSI, MANJA, me fjalen e kapsllekut, me sa duket kane rene keq e s;dine me te dalin, sepse po e kuptojne qe drjejtesine e gjykatat i kane kthyer ne zyra sherbese qeverie dhe per te mbajtur ne pune prokuroret e gjygjetaret e trasheguar nga komunizmi, ose bijte e tyre. Ky transformim i prokurorise e gjykatave, (qe nuk po ka fare) eshte pasqyra e tinezise se ketyre per ta komanduar e uzurpuar, sic e kane bere drejtesine. Kush e ben, e peson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *