• |
ide | kryesore

Avokatët e Durrësit solidarizohen me kolegun Ilia Ilia, bojkot gjyqeve me 26-27 korrik

Lajme, Të fundit


Avokatët e Durrësit do të bojkotojnë proceset gjyqësore në datat 26 dhe 27 korrik në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Vendimi i marrë me 23 korrik nga Dhoma e Avokatisë vjen si shenjë protestë ndaj dhunimit të avokatit Ilia Ilia të premten e javës së shkuar, 19 korrik 2018.

Dhoma e Avokatisë së Durrësit kërkon zbardhjen e ngjarjes nga organet  kompetente të policisë dhe prokurorisë.

“Me date 26 dhe 27.07.2018 te gjithe avokatet e dhomes ne shenje proteste nuk do te marrin pjese ne gjykimin e çështjeve penale, civile dhe administrative qe do te zhvillohen ne gjykaten e  rrethit gjygjesor Durres, ne gjykaten administrative Durres, ne gjykaten e rrethit gjyqesor Kavaje, si dhe ne gjykaten e Apelit, duke marr pjese vetem ne çeshtjet penale qe lidhen me masat e sigurimit personal. Kete vendim Dhoma e Avokatise Durres e mori ne mbledhjen e saj te  dates 23.07.2018”.  

Avokati, Ilia Ilia, u godit nga dy persona para prokurorisë së Durrësit pasi doli nga një seancë gjyqësore. Avokati u tha gazetarëve se nuk i njihte autorët ndërsa e lidh me përplasjen që ka pasur me një prokuror në seancë gjyqësore.

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 42 vjeçar si autor i dhunimit në dyert e gjykatës të avokatit Ilia Ilia. Shtetasi Mond Voga nga Kruja, sipas policisë është njëri nga autorët e dhunës ndërsa bashëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *