• |
ide | kryesore

Tmerri nga zjarret në Athinë, konfirmohet në gjendje të rëndë një shtetas shqiptar

Lajme, Të fundit


Ka zhvillime të tjera nga Athina sa i përket shtetasve shqiptarë të prekur nga situata apokaliptike me zjarret. Ambasada jonë në kryeqytetin grek njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos.

“Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke. Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë.

© LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *