• |
ide | kryesore

Arrestohen babë e birë ‘policë’, u kapën me kanabis në Tiranë

Lajme


Policia e Tiranës ka prangosur babë e bir, pasi u gjetën me kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë ju gjetën edhe uniforma e simbole të policisë.

Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit:

– O. I., 58 vjeç dhe Xh. I., 15 vjeç (babë dhe bir, banues në Tiranë).

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në rrugën “Rrapo Hekali”, shtetasit të mitur Xh. I., iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 8.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të atit të shtetasit të mitur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 181 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa si dhe veshje me stampa policie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 247/1 të Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *