• |
ide | kryesore

Ka sërish lajme të këqija nga moti

Lajme, Të fundit


Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri raporton se moti këtë pasdite do të jetë me reshje në thuajse të gjithë territorin e repulikës.  Në informacionin e dhënë nga IGJEUM për motin e ditës së nesërme, parashikohet që temperaturat të mos i kalojnë 30 gradët celcius, një lajm i keq ky për pushuesit që ndodhen në plazh.

Nga ana tjetër pritet që edhe dita e nesërme të dominohet nga një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu të shpeshta, duke e kthyer dhe të premten në një ditë që duket sikur i përket stinës së dimrit apo pranverës. IGJEUM parashikon gjithashtu që në disa zona të Shqipërisë shiu të shoqërohet dhe me shtrëngata.

POSTIMI I IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE

————————–

Sot pasdite (e enjte, dt.26) dhe nesër (e premte, dt.27), pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa qarqet e tjera “S’KA RREZIK” për zjarre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

PARASHIKIMI METEO

———————————

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.26) dhe nesër (e premte, dt.27) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 31 °C

në vendet e ulëta: 18 / 30 °C

në vendet malore: 13 / 27 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.26) dhe nesër (e premte, dt.27) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *