• |
ide | kryesore

Shkolla e Magjistraturës, tërhiqet PS: Pranojmë amendamentet e opozitës

Lajme, Të fundit


Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ripërsëriti edhe njëherë kërkesën e mazhorancës për opozitën në lidhje me votimin e ligjit për shkollën e Magjistraturës. Gjatë konferencës për shtyp me deputetin e bundestagut gjerman, Balla i propozoi opozitës që ta shkruajë ajo amendamentin dhe shumica do ta votojë.

“PS bëri të gjitha përpjekjet për të garantuar votën e cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, pra 84 vota në funksion të rivendosjes në afat të një dispozite kalimtare që ka të bëjë me pranimet në Shkollën e Magjistraturës dhe të rishprehim gatishmërinë tonë që që në seancën e parë të 3 shtatorit, pasi dielli dhe vera të ketë qetësuar shpirtart dhe mendjen e trazuara të opozitës, vendimi i parë që duhet të votojmë bashkë me PD dhe LSI është pikërisht mundësimi i pranimeve të reja në shkollën e Magjistraturës për të mos vonuar një vit djem dhe vajza ekselentë që kanë studiuar drejtësi dhe që përmushin kriterët, por që sigurisht do të kalojnë konkursin profesional me qëllim që 50 ndër ta të vijojnë studimet në Magjistraturë. Besoj që kjo rishprehje nga ana jonë e kësja katishmërie përmban në vetëvete edhe propozimin tonë për opozitën le ta shkruajnë ata amendamentin dhe ne do ta votojmë”, deklaroi Taulant Balla.


4 Comments

  1. Dhe kur ftesen, boje si te dush vetem eja voto, ta bo Balla zorraxhiu i Pitelles ka i gjo qe nuk shkon.

  2. Nuk u terhoq Maxhoranca o Bushaaaat.. por ja la topin ne dere Opozites. I kane bere me kohe llogaritjet ata specialistat e PSs

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *