• |
ide | kryesore

800 serbë duan të veshin uniformën e Policisë së Kosovës

Lajme, Të fundit


Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, gjatë raportimit rreth shpalljes së konkursit në Policinë e Kosovës dhe përfaqësimin e komuniteteve para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, tha se 865 kandidatë janë nga komuniteti serb. Ndërsa, sipas tij, në total kanë aplikuar 17 mijë e 620 kandidatë për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Konkursi u shpall me 16.04 dhe ka zgjatur deri me 10.05.2018. Kanë aplikuar 17 mijë e 620 prej këtij 2 mijë e 358 janë femra. Prej tyre, 92,32 përqind janë shqiptarë, 865 aplikues janë serbë, ashkalinj 0.36 %, boshnjakë 1.11 % dhe romë 0.19″, theksoi Gashi, .

Ndonëse tha se përfaqësimi i komuniteteve në PK është vlerë dhe domosdoshmëri, vetëm ata të cilët e kalojnë pragun prej 70% do të jenë pjesë e PK-së.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *