• |
ide | kryesore

Arrestohet një punonjës i Gardës së Republikës

Lajme, Të fundit


SHÇBA ka arrestuar sot një punonjës të Gardës, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj shtetases të cilës kishte jetuar më parë.

Më tej në njoftimin zyrtar thuhej se punonjësi Sejdi Visha, i kishte bërë dhe kërcënime ish-bashkëjetueses.

Njoftimi i plotë

SHÇBA arrestoi punonjësin e Gardës, për dhunë në familje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi një punonjës të repartit të ceremonialit në Gardën e Republikës, për shkak të kërcënimeve dhe veprimeve të dhunshme ndaj shtetases me të cilën kishte bashkëjetuar më parë.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi punonjësi Sejdi Visha, 29 vjeç, me profesion trup shërbimi pranë repartit të Ceremonialit të Gardës, i bëri kërcënime me jetë ish-bashkëjetueses.

Veprimet e punonjësit të Gardës ishin të përsëritura, megjithëse shtetasja kishte bërë kërkesë për “Urdhër mbrojtje”. Autori u arrestua për “Dhunë në familje” ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *