• |
ide | kryesore

Kapriçot e motit s’kanë fund, bëhuni gati për të nxehtin afrikan në fundjavë

Lajme, Të fundit


Nëse keni planifikuar të bëni pushimet në fillim të gushtit jeni me fat, pasi sinoptikanët parashikojnë rritje të temperaturave të paktën për javën e parë të muajit. Sipas Meteoalb, periudha 29 korrik-5 gusht do të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018, ndërsa 20 ditëshi tjetër i muajit do jetë pranë vlerave tipike të gushtit.

Sipas Meteoalb, fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri ku pritet që periudha 29 korrik – 5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verës, për të cilat ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit; nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *