• |
ide | kryesore

Tragjedia në Athinë, Tsipras merr përgjegjësinë politike

Lajme


Kryeministri grek Alexis Tsipras mori përgjegjësinë politike për tragjedinë në Greqi. Shefi i qeverisë helene u bëri thirrje ministrave që tani për tani të fokusohen në zhdukjen e çdo problemi.

Ai thotë se është marrë vendimi për kthimin e normalitetit në vend.

“Unë dua të marr përgjegjësinë politike përpara kabinetit e popullit për këtë ngjare të rëndë. E gjithë qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për tragjedinë.

Nuk u shmangëm kur morëm as vendin e falimentuar pas zgjedhjeve, në momente të vështira. Ne po qeverisim një vend që për vite me radhë ka pasur shtrembërime. Të gjitha komplekset e banimit janë ndërtuar pa asnjë dispozitë për sigurinë e banorëve. Por ky shtet tani qeveriset nga ne,” tha Tsipras.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *