• |
ide | kryesore

Zjarri në Athinë, një person u bllokua në garazh dhe filmonte flakët që i afroheshin (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Ky është momenti i frikshëm kur një person bllokohet nga të 4 anët nga flakët që pushtuan Matin në Greqi pak ditë më parë. Fatmirësisht personi që ka filmuar videon ka arritur që të mbijetojë pasi hyri në garazh derisa flakët u shuan. Deri më tani bilanci i viktimave në total nga zjarret apokaliptike ka shkuar në 87, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Flakët masive ranë mbrëmjen e së hënës, për të vijuar përgjatë së martës ku 15 vatra zjarri u përhapën me shpejtësi, ndërsa goditën periferinë e Athinës. Zona më e goditur ishte padyshim fshati bregdetar Mati, në të cilin është shkrumbuar çdo gjë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *