• |
ide | kryesore

Autostrada për Pejë, një shesh e park në Prishtinë marrin emrin e Adem Demaçi

Lajme, Të fundit


Kryeministri Ramush Haradinaj, pas ceremonisë mortore të Adem Demaçit, ka bërë të ditur se ka marrë propozim – vendim për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe emërtimin e parkut të Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.
“Sot, pas ceremonisë mortore, në nderim të Adem Demaçit, kam marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi””, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *