• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Tiranë, një burrë bie nga kati i gjashtë te ‘Kodra e Diellit’

Lajme, Të fundit


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, pranë zonës së Kodrës së Diellit në Tiranë. Banorët tregojnë për JOQ.al se burri në mesomoshë ka rënë nga kati i gjashtë mbi disa antena në katin e dytë, të cilat e kanë mbajtur aty. Ata janë trembur nga zhurma e madhe dhe kanë dalë jashtë për të parë çfarë po ndodhte.

Nuk dihet nëse rënia ka qenë aksidentale apo zotëria ka tentuar t’i japë fund jetës. Pak më parë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin për në spital. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe as nëse është ende gjallë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *