• |
ide | kryesore

Sherr me policin, e godet me makinë dhe ikën

Lajme, Të fundit


Një punonjës policie është aksidentuar mbrëmjen e së shtunës në Kuçovë. Mesohet se një automjet e ka përplasur oficerin e policisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë.

Policia tha se 30 minuta pas ngjarjes ka ndaluar Ylli Lukën, 37-vjeç. Ai ishte ndaluar nga punonjësi i policisë Jonuz Vrapi për një kontroll dokumentesh. Gjatë kontrollit Luka është konfliktuar me punonjësin e policisë dhe më pas e ka goditur me makinën e tij, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndjekje të tij u vunë forca të shumta policie, që e arrestuan gjysmë ore pas ngjarjes. Efektivi i policisë u dërgua në spitalin e Beratit pasi ka thyerje në të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *