• |
ide | kryesore

Malësi e Madhe, arrestohet burri që rrihte gruan. Policia i gjen dhe një automatik

Lajme


Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit të marrë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Fran Shelinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe.

Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja e tij shtetasja V. Sh., 25 vjeçe, ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë pasi po dhunohej nga bashkëshorti. Falë reagimit të shpejtë, forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tyre duke parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shtetases V. Sh., nga ana e bashkëshortit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” e “Dhuna në Familje” parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *